Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Floket SPF Serume Syte Hidratues Maska Mist Trajtime Lares Toner/Essence Eksfoliant Shampo Kozmetike Body Lotion Duart dhe Kembet Gift Set
cica aloe banner - Sonar | Korean Skincare

Aloe Vera për çdo problematikë të flokëve tuaj!

Efektiviteti dhe përfitimet e një maske aloe vera të përgatitur mirë janë të njohura për të gjithë. Ky përbërës energjik është i pasur me vitamina, minerale dhe komponime me bazë bimore që e mbajnë lëkurën e kokës të shëndetshme dhe ushqejnë flokët tuaj në thellësi.
Shanset janë që ju tashmë keni përdorur aloe verën në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve në një periudhë të jetës tuaj.
Por a e dini se mund ta përdorni për të trajtuar një sërë problematikash për flokët?
Po, kur kombinohet me përbërës të tjerë, ju mund të bëni një maskë flokësh me aloe vera për çdo problem të veçantë të flokëve me të cilin mund të përballeni. Ne kemi përpiluar disa nga recetat më të mira për maskat e flokëve me aloe vera, shikoni ato dhe zgjidhni!

Përfitimet e Aloe Vera për flokët

Aloe vera, si një përbërës bukurie është përdorur për të zbutur irritimet e lëkurës së kokës(kruarja e kokës), për të hidratuar flokët e thatë, për të reduktuar këputjen dhe madje për të ndaluar rënien e flokëve. Funksionon si një conditioner natyral për t’ju dhënë flokë të butë, me shkëlqim dhe pa “maja dyshe”. Ai gjithashtu përmban enzima natyrale të cilat mund të qetësojnë irritimin e kokës dhe të punojnë si një agjent natyral antibakterial.

Sipas Dr. Niketa Sonavane, një dermatologe kozmetike në Ambrosia Aesthetics, “Aloe vera përbëhet kryesisht nga uji dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E – antioksidantë që neutralizojnë dëmtimet nga radikalet e lira. Përveç kësaj, aloe është gjithashtu një burim i pasur i mineraleve si kalciumi, kromi, bakri, seleniumi dhe magnezi. Këto janë mineralet kryesore në suplementet e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Efekti hidratues i aloe verës vjen nga poli-sakaridet – molekulat e sheqerit që mbajnë ujin që tërheqin lagështinë nga ajri. Për më tepër, aloe vera përmban acide yndyrore që formojnë një shtresë mbrojtëse në flokë dhe bllokojnë lagështinë të dali prej tyre.

Maskë flokësh me Aloe Vera për hidratim të thellë

Për të përgatitur një maskë hidratuese, përzieni xhelin e aloe verës dhe vajin e kokosit në raportin 2:3 dhe aplikojeni në të gjithë skalpin tuaj dhe gjatësinë e flokut. Masazhojeni mirë, lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe shpëlajeni me një shampo të butë. Nëse vuani nga flokët ose skalpi i thatë, sigurohuni që të shtoni edhe pak mjaltë.

Lëng i pastër Aloe Vera për flokë normalë

Për shumë njerëz, një maskë flokësh me aloe vera mund të jetë vetëm për të ruajtur flokët e tyre dhe jo për të trajtuar ndonjë çështje të veçantë. Për flokë normalë, Dr. Sonavane rekomandon, “Lëng i pastër aloe vera! Hiqni tulin nga një gjethe aloe vera dhe përzieni në një mikser. Kullojeni lëngun me një kullesë çaji për të hequr tulin e mbetur. Mund ta ruani lëngun në një kavanoz qelqi në frigorifer deri në dy javë. Aplikojeni këtë lëng me një pecetë pambuku në skalpin tuaj çdo ditë ose në ditë alternative.”

Nëse nuk ke kohë të përgatisësh lëngun, vendos  Cica Aloe Soothing Gel Cream . E ke gati 🙂

Maskë flokësh me aloe dhe uthull molle për lëkurën e kokës

Për një detoksifikim të shpejtë dhe të lehtë të zbokthit, përzieni xhel të freskët aloe vera dhe uthull molle në raportin 2:1. Aplikojeni në të gjithë flokët dhe lëkurën e kokës, lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me shampo kundër zbokthit. Bëjeni këtë dy herë në muaj për t’u siguruar që nuk po e mbingarkoni skalpin me uthull. Nëse vuani nga majat e thata, sigurohuni që të shtoni edhe pak mjaltë në maskë.

Maskë flokësh me aloe dhe limon për skalpin e yndyrshëm

Duke kombinuar fuqitë e vajit të pemës së çajit #teatree dhe vetitë matizuese të limonit, kjo maskë do të ndihmojë në pastrimin e skalpit tuaj duke ushqyer flokët e yndyrshëm në të njëjtën kohë. Shtoni disa pika lëng limoni dhe vaj esencial të pemës së çajit në tre lugë gjelle xhel aloe vera. Aplikojeni në lëkurën e kokës dhe lëreni të veprojë për 20 minuta; më pas lani flokët me shampo në mënyrën e zakonshme.

Maskë me aloe vera dhe kos për flokë të thatë

Për një maskë rinovuese të flokëve, përzieni xhelin e freskët të aloe verës me kos dhe vaj ulliri në raportin 3:2:1. Aplikojeni në të gjithë flokët, masazhojeni butësisht për 10 minuta dhe lani me ujë të vakët. Shmangni larjen me shampo menjëherë më pas dhe thajini flokët pa tharëse në mënyrë natyrale.

Maskë me aloe vera dhe vezë për flokët e prirur ndaj këputjes

Përzieni tre lugë gjelle xhel aloe vera me një vezë në një tas. Rrihni përzierjen në një konsistencë të trashë dhe aplikojeni në të gjithë flokët me një furçë; përdorni një kapuc dushi për të maskuar erën e fortë të vezëve. Mbajeni për të paktën 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe një shampo pastruese për të hequr erën. Ju mund të duhet të shpëlani dhe rishkumoni përsëri. Kjo maskë e flokëve u jep flokëve tuaja një nxitje të madhe të proteinave forcuese dhe shmang këputjen!

Aloe vera dhe vaj kastori për flokë të hollë

Vaji i kastorit është i njohur për dhënien e një teksture më të trashë fijeve të flokëve. Një maskë flokësh me tre deri në katër lugë gjelle xhel aloe vera të përzier me një lugë gjelle vaj kastori, kur aplikohet në lëkurën e kokës dhe fijet e flokëve, mund të ndihmojë në shtimin e volumit të flokëve të hollë. Mbajeni maskën në flokët tuaj për 20 minuta, vazhdoni me një shampo të butë, shpëlajeni dhe përsërisni disa herë derisa të lahet vaji tërësisht.

Maska për rritjen e flokëve me aloe vera

Sipas Dr. Sonavane, “Merrni tre lugë gjelle lëng aloe vera, një lugë mjaltë, një filxhan kafe ekspres dhe gjysmë banane të pjekur dhe përzieni mirë. Përzierjen aplikojeni me bollëk në flokët dhe skalpin tuaj. Mbuloni kokën me një kapuc dushi dhe lëreni për 30 minuta.” Shmangni larjen me shampo në të njëjtën ditë dhe në vend të kësaj, shpëlajeni tërësisht me ujë pasi kafeina ka nevojë për kohë që të ketë efekt në skalpin tuaj.

Credits: Dr. Niketa Sonavane
Dermatologist, Trichologist, Expert in Alternative Medicine

Tags

Lini një Përgjigje

5 persona po shohin produktin
Keshille Skincare? Na shkruaj!