Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke perfitoni nje BUMBUM Mask dhurate dhe transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
cfare po ndodh me retinolin - Sonar | Korean Skincare

Çfarë po ndodh me retinolin?

Më lejoni të jem e qartë për këtë: A do të ndalohet retinoli në BE? Jo! Nuk do të ndalohet.
Tani, le të sqarojmë gjithçka rreth retinolit.

Çfarë ndodhi?

Bashkimi Evropian ka vëzhguar dhe diskutuar për vitaminën A për mjaft kohë tashmë. Hera e parë që debati aktual doli në pah, megjithatë, ishte në vitin 2019, kur një draft i ri ligjor për nivelet e sigurisë së përqendrimeve të vitaminës A u diskutua nga SCCS (Komiteti Shkencor për Sigurinë e Konsumatorit), një ekip profesionistësh të sigurisë, rregullatorë dhe shkencëtarë.

Drafti, pasi të ratifikohet, do të ndryshojë Anekset e Rregullores së BE-së për Produktet Kozmetike (CPR). Dhe më në fund në vitin 2023, kanë arritur në një përfundim. Le t’i hedhim një vështrim.

Por së pari, dhe dua të theksoj se me bindjen më të plotë, ne tashmë mund të shohim se BE-ja NUK e konsideron retinolin/Vitaminën A në asnjë mënyrë shqetësuese ose të rrezikshme!

Çfarë thotë drafti?

Kur bëhet fjalë për retinoidet (retinol, retinil acetat, retinil palmitat, por JO retinaldehid) në produktet kozmetike përqendrimi maksimal është 0.3% në produktet e fytyrës dhe 0.05% në produktet e trupit. Do të ketë një fazë tranzicioni nga ratifikimi e tutje, në të cilën produktet ekzistuese mund të shiten. Produktet me përqendrime më të larta duhet të dalin nga raftet në 36 muaj (domethënë në vitin 2026).

Por pse??! A është i rrezikshëm retinoli?

Siç e kemi parë, jo, retinoli nuk do të ndalohet në BE, por përdorimi i disa retinoideve do të kufizohet. Afati kohor në të cilin produktet do të hiqen gradualisht është gjithashtu mjaft bujar.

Arsyeja e vërtetë e kufizimit të % së retinolit po ndodh sepse besohet se marrja në tepri e vitaminës A, jo vetëm nga produktet kozmetike por edhe nga suplementet dhe dieta mmund të coj në zvogëlimin e densitetit të kockave, kryesisht për femrat në menopauze, që janë edhe grupmosha më e madhe e produkteve antirrudhë, duke përfshirë retinolin.

Me pak fjalë: Mund të vazhdosh të përdorësh retinolin tënd e qetë, përsa kohë është deri në 0.3% dhe e shoqëron gjithmonë me spf!

Source: Twindly

Tags

Lini një Përgjigje

2 persona po shohin produktin