CHRISTMAS MERRY
Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Floket SPF Serume Syte Hidratues Maska Mist Trajtime Lares Toner/Essence Eksfoliant Shampo Kozmetike Body Lotion Duart dhe Kembet Gift Set
Toner fytyre per meshkuj Sonar

Toner: Cfarë është dhe rëndësia e tij?

Uji tonik/toner duhet bërë patjetër pjesë e rutinës së mbrëmjës për kujdesin e fytyrës. Ju gjithmonë pasi pastroni make-upin, lani fytyrën dhe aplikoni kremin hidratant. Dhe mendoni se me kaq u mbyll pastrimi i fytyrës. Por jo, pas pastrimit të make-upit dhe larjes së fytyrës duhet të përdorni edhe tonikun. Uji tonik njihet për pastrimin e papastërtive deri në thellësi të lëkurës tuaj. Kjo pasi edhe pas larjes së fytyrës, pluhuri dhe papastërtitë e tjera (si ndotja) mund të “ngjiten” pas lëkurës suaj dhe të bllokojnë poret.

Toniku është hapi i fundit në procesin e pastrimit, dhe hapi përgatitor para hidratimit.

Cfarë është një toner?

Toneri është një produkt me bazë uji. Përdoret kryesisht për të hequr make up dhe papastërtitë e tjera që mund të mbeten në lëkurën tuaj pas larjes së fytyrës.

Glycerina dhe përbërës të tjerë bimor janë zakonisht elementët kryesor të tonerave të lëkurës.

Gjithashtu mund të përmbajnë edhe ujë lulesh, antioksidantë, dhe përbërës anti-plakje si niacinamide. Këto përbërës kozmetikë mund të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës së lëkurës, gjallërojne ngjyrën, madje edhe tonin e lëkurës.

Toner-at mund të përdoren nga të gjitha llojet e lëkurës, por janë veçanërisht të mira për lëkurë normale ose të thatë, ose lëkurë që është e ndjeshme.

Toner-at ndahen në tre kategori të përgjithshme:

Tonerë / tonikë tradicionalë përfshijnë vajra, krem ??hidratues dhe çdo ekstrakt që qetëson lëkurën tuaj. Ato mund të përmbajnë një sasi të vogël alkooli dhe ekstrakt hidratues.

Astringents- kanë nivele më të larta të alkoolit. Këto janë tonerë të tipit më të vjetër që punojnë për të hequr vajin e tepërt në fytyrë.

Freskuesit – nuk kanë alkool. Ata janë kryesisht ujë dhe një hidratant.

Benefitet e tonerit të lëkurës?

Zvogëlon poret e lëkurës
Pastron qelizat e vdekura dhe papastërti të tjera të mbetura nga larësi
Eleminon pikat e zeza
Hidraton lëkurën
Balancon Ph
Gjallëron lëkurën e fytyrës
I jep freski dhe butësi
Ka efekt antibakterial dhe antiinflamator për lëkurat që kanë tendencë akneike.

Tags

Lini një Përgjigje

3 persona po shohin produktin
Keshille Skincare? Na shkruaj!