CHRISTMAS MERRY
Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Gift Set Floket SPF Serume Syte Hidratues Maska Lares Mist Trajtime Toner/Essence Eksfoliant Shampo Kozmetike Body Lotion Duart dhe Kembet

Green Line

Linja e plotë e kujdesit të fytyrës

3,190L

Seti i Kujdesit për Lëkurën – Për Lëkurë të Freskët dhe të Ndritshme!

Ky set përfshin gjithçka që ju nevojitet për një rutinë të plotë kujdesi:
-Larësin për një pastrim të thellë të lëkurës.
-Tonerin për poret dhe përmirësimin e teksturës.
-Krem hidratues dhe ushqyes.
-2 maska hidratuese për fytyrën.
-3 maska për hundën për pastrimin e pikave të zeza.
-Spf 50+ hidratuese

* për të gjitha tipologjitë e lëkurës
Perfekte si dhuratë ose për ta përkëdhelur veten! Ofertë festive me çmim special.

Formati: 100 ml150 ml50 ml Kategoria:
Green Line
3190L
Cmimi(Sasia) : 3190L (1 cope)

Seti përfshin:

Tenzero Balancing Foam Cleanser Aloe – 100 ml

Shkumë pastruese me aloe vera, një formulë pastruese dhe ushqyese me ekstrakt aloe vera që pastron thellësisht lëkurën, largon papastërtitë  si dhe hidraton, qetëson lëkurën dhe mban lagështinë në lëkurë.

Mizon AHA & BHA Daily Clean Toner – 150 ml

I njohur për balancimin e pH të lëkurës dhe pastrimin në thellësi të poreve nga papastërtitë më kokëforte që larësit nuk munden ti eleminojnë. I jep freski lëkurës.

• AHA (Acid glikolik + Acid laktik): 8000 ppm (0.8%)
Largon qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe, përmirëson dhe zbut strukturën e lëkurës me gunga
• BHA (Acidi salicilik) 200 ppm (0,02 %)
Pastron poret e bllokuara dhe kujdeset për pikat e zeza për të zbutur tonin e lëkurës

Tenzero Clear Fit Heartleaf Cream – 50 ml

Kremi balancues me ekstrakt houttuynia normalizon proceset metabolike, ka një efekt tonik, zvogëlon ndikimin negativ të faktorëve të jashtëm dhe rikthen shkëlqimin. Ekstrakti i Houttuynia kontrollon prodhimin e sebumit, zbut epidermën, ndërsa qetëson, rikthen tonin e shëndetshëm të lëkurës dhe barazon strukturën e saj.

Tenzero Tea Tree Sheetmask – 2 pako

Maska fletë ushqyese dhe qetesuese për fytyrën.  Tea Tree ( pema e cajit) njihet edhe për vetitë e tij antiinflamatore dhe përveç hidratimit kujdeset që lëkura të jetë e shëndetshme dhe e pastër.

Mizon Pore Fresh Clear Nose Pack – 3 copë

Mizon ka mendur për ju! Largoni pikat e zeza dhe parandaloni formimin e pikave të bardha me këtë maskë për hundën që përmirëson poret me gasoul dhe argjilë të bardhë! Ekstrakti i luleve të kaktusit ndihmon në qetësimin e lëkurës pasi poret janë të hapura. I sigurt për përdorim në lëkurë të ndjeshme.

• Heq në çast pikat e zeza dhe qelizat e vdekura të lëkurës me gasoul maroku dhe argjilë të bardhë.
• E pasuruar me ekstrakt lulesh kaktusi për të qetësuar lëkurën pas hapjes së poreve.

Tenzero Green Caviar Sun Cream SPF 50+ PA+++  50 ml

Kremi kundër diellit i markës koreane Tenzero siguron mbrojtje maksimale të lëkurës nga rrezatimi ultravjollcë, fotoplakja dhe hiperpigmentimi. Përmban një komponent të botës aziatike – ekstrakt natyral i rrushit të detit, i cili njihet për vetitë e tij hidratuese dhe restauruese. Rrushi i detit (ose havjar jeshil) është një lloj alga deti që është tepër i pasur me minerale. Produkti mbron lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe pigmentimi, hidraton dhe qetëson. Kremi është ideal për përdorim në çdo lloj lëkure, mund të përdoret edhe si bazë kremi kundër diellit për grimin, nuk lë shenja të bardha në lëkurë.

Formati

100 ml, 150 ml, 50 ml

Vleresime

Nuk ka vleresime akoma.

Behu i pari qe vlereson produktin “Green Line”
3 persona po shohin produktin
Keshille Skincare? Na shkruaj!