Ky xhel eksfolues super i butë e pastron lëkurën nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë pa kimikate të ashpra ose që irritojnë lëkurën.
Gjatë aplikimit, geli depërton thellë në lëkurë, duke pastruar poret në thellësi, larguar sebumin e tepërt dhe qelizat e vdekura nga lëkura. Pa shkaktuar irritime dhe tharje të lëkurës.
Perfekt për tu përdorur edhe në zonat ku keni probleme me qimet nën lëkurë, ose zonën e bikinit/ sqetullave. Largon lëkurën e errët , të dëmtuar dhe përmirëson shenjat që mund të keni nga aknet. Mund ta përdorni në pjesën e supeve për të larguar lëkurën e nxirë nga recipetat ose shenjat nga aknet.
Personalisht e përdor edhe tek duart, që të jetë lëkura më e butë dhe e lëmuar.
Lëkurë e shëndetshme dhe plot jetë që në aplikimin e parë.
FORMULË E PËRQËNDRUAR

GLYCOLIC ACID
Është AHA me përfitimet më të mëdha të lëkurës. Heq butësisht qelizat e vdekura të lëkurës për të zbuluar lëkurën e re, më të freskët dhe më të lëmuar.

MOLLA
Është e pasur me proteina, sheqerna, vitamina dhe kripëra. Ekstrakte (kryesisht ato të marra nga molla ) të cilat i japin veti hidratuese dhe zbutëse.

SODIUM HYALURONATE
Sa i përket kujdesit të lëkurës, hialuronati i natriumit dhe acidi hialuronik janë pothuajse të njëjtë dhe të dy emrat përdoren në mënyrë të ndërsjellë.

KALLAMI I SHEQERIT
Është një përbërës i dobishëm hidratues që përdoret kryesisht si një hidratant. Ndihmon lëkurën të tërheqë ujin dhe më pas ta mbajë atë.
Përdorimi sipas llojit të lëkurës:
• Lëkura e thatë: Një herë në javë.
• Lëkura me yndyrë mikse: 1~2 herë në javë.
• Lëkura sensitive: 1 herë në 2 javë.
Përse ju duhen eksfoliantët?
Eksfoliantet pastrojnë lëkurën tuaj pa shkaktuar irritime. Lëkura e njeriut, veçanërisht ajo e fytyrës është shumë delikate.
Kjo është arsyeja parësore përse njeriu duhet të tregojë kujdes në solucionet që përdoren për pastrimin e poreve.

Merrni pak nga geli dhe përhapeni lehtësisht në fytyrë. Duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës.
Mbajeni në lëkurë 1 min dhe më pas masazhoheni lehtësisht fytyrën në trajtë rrethore.
Pasi e keni pastruar tërësisht lëkurën nëpërmjet masazhit, laheni fytyrën me ujë të vakët.
Rezultati: Lëkurë e pastër dhe e lëmuar si e bebes. Gati për të aplikuar serumin tuaj të preferuar!
Mia –
Provova dje peeling dhe me pelqeu shume. Me hoqi edhe disa pika te zeza qe kisha ne hunde, ta dija e kisha marre me pare 😀