Balsam pastrues apo ujë miscellar: Cila është mënyra më e mirë për të hequr grimin?
Vaj kokosi, balsam pastrues, peceta për heqjen e grimit, ujë micellar, vajra pastrues – ka shumë produkte të mrekullueshme për heqjen e grimit. Megjithatë, më të njohurit në treg janë balsamët pastrues dhe uji micellar. Unë i kam të dyja këto produkte dhe mund t’ju them se kanë më shumë ndryshime sesa ngjashmëri. Ndërsa të dy heqin grimin, ato ndryshojnë në formulime, çmime dhe cilësi. Nëse jeni kurioz të zbuloni se cili pastrues grimi është më i mirë, fillimisht duhet t’i kuptoni si produkte individuale.
Çfarë është një balsam pastrues?
Balsamet pastrues vijnë në një shumëllojshmëri teksturash – dylli, të ngurtë, me gjalpë ose krem. Sapo bien në kontakt me lëkurën tuaj, ato shkrihen dhe konvertohen në trajtë vajore duke shpërbërë grimin e rëndë dhe papastërtitë e lëkurës. Në saj të teksturës dhe formulimit që kanë depërtojnë thellë në pore dhe shkriijnë edhe spf fizike dhe grimin rezistent ndaj ujit (waterproof) . Aplikimi i tij bëhet nëpërmjet gishtërinjve dhe duhet të masazhoni dhe përhapni produktin në të gjithë fytyrën.
Çfarë është Uji Micellar?
Uji micellar ka një përbërje të ngjashme me sapunin e quajtur micela (micelles). Mendoni për atë si një version bazë të një pastruesi. Përveç grimit, ndihmon në largimin e djersës dhe papastërtive nga sipërfaqja e lëkurës. Shumica e produkteve të ujit micellar nuk përmbajnë vaj, por ndihmojnë në pastrimin e përgjithshëm të lëkurës. Ato janë më të lehta në lëkurë dhe zakonisht kanë natyrë jokomedogjene.
Cili është më i mirë – Balsami pastrues apo Uji Micellar?
Cili është më i mirë, do pyesni ju? Kjo varet nga rutina juaj. Balsami pastrues heq grimin e rëndë dhe uji micellar ndihmon në heqjen e grimit minimal. Nëse përdorni ujë micellar për të hequr grimin e rëndë, mund të mos e pastroni dhe aq mirë lëkurën dhe ne nuk e duam këtë. Nga ana tjetër, balsamët pastrues janë të mirë për të hequr grimin e rëndë, dhe depërtojnë më në thellësi të porve. Ata janë gjithashtu më të shtrenjtë se uji micellar, sepse bëjnë më shumë punë në prishjen e formulave komplekse të grimit. Nëse je dikush që pothuajse nuk përdor asnjë grim, një shishe me ujë micellar mjafton për ju në të kundërt do t’ju sugjeronim balsamin larës.
Shënim: Edhe pasi të keni përdorur ujë micellar ose një balsam pastrues për të hequr grimin, duhet të lani fytyrën me ujë të vakët dhe një larës ujor. Zgjidhni një larës të butë që do t’ju ndihmojë për të hequr qafe çdo mbetje produkti pa e tharë lëkurën.
Cilit produkt për heqjen e grimit po tërhiqeni më shumë drejt balsamit pastrues apo ujit micellar? Do të donim ta dinim!
-
Mizon Hydrating Deep Cleansing Oil
Çmimi origjinal qe: 2,700L.2,100LÇmimi i tanishëm është: 2,100L. -
Mizon Cicaluronic Cleansing Balm
Çmimi origjinal qe: 1,890L.1,350LÇmimi i tanishëm është: 1,350L.