Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas.
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Gift Set Floket SPF Serume Syte Hidratues Maska Lares Mist Trajtime Toner/Essence Eksfoliant Shampo Kozmetike Body Lotion Duart dhe Kembet
-41%
Mizon

Snail Power Set

Produkte me filtrat kërmilli & placentë

Çmimi origjinal qe: 7,090L.Çmimi i tanishëm është: 4,190L.KURSE 41% (2,900L VLERË)

Dëshironi atë shkëlqimin e famshëm të lëkurës koreane (Glass Skin)? Ky set ekskluziv nga marka legjendare Mizon bashkon fuqinë e jashtëzakonshme të mucinës së kërmillit me përbërësit më të mirë ndriçues. Është koha të transformoni lëkurën tuaj nga e lodhur dhe me imperfeksione, në një lëkurë të mëndafshtë dhe rrezatuese.

– Serum me filtrat kërmilli 
– Krem me filtrat kërmilli
– Maske nate me placente & niacinamide

Ky set është dhurata perfekte për veten ose dikë që adhuron kujdesin ndaj lëkurës. Sasia është e limituar!

Snail Power Set
4190L
Cmimi(Sasia) : 4190L (1 cope) KURSE 41% (2,900L VLERË)

Çfarë përmban seti dhe pse funksionon:

1. Mizon Snail Repair Intensive Ampoule – 30ml

Fuqia: Përmban 80% filtrat të sekrecionit të kërmillit.
Përfitimi: Ky serum i përqendruar vepron si një “infuzion” rinie. Depërton thellë për të nxitur prodhimin e kolagjenit, zbehur rrudhat e imëta dhe riparuar barrierën e dëmtuar të lëkurës. Është hapi kyç për të eliminuar shenjat e mbetura nga aknet.

2. Mizon Black Snail All In One Cream – 75 ml

Fuqia: I formuluar me 90% ekstrakt nga kërmilli i zi afrikan dhe 27 ekstrakte bimore.
Përfitimi: Një krem që bën gjithçka. Kërmilli i zi njihet për forcën e tij unike, dhe ky krem ia kalon këtë veti lëkurës suaj. Zvogëlon poret e zgjeruara, qetëson skuqjet dhe i jep fytyrës një teksturë jashtëzakonisht të lëmuar.

3. Mizon Good Night White Sleeping Mask – 50ml

Fuqia: E pasuruar me Niacinamide,placente dhe ekstrakte të luleve të bardha.
Përfitimi: Magjia ndodh ndërkohë që ju flini. Kjo maskë në format tubeti (praktike dhe higjienike) mbyll lagështinë brenda lëkurës dhe punon intensivisht për të zbardhur njollat brune, barazuar tonin e lëkurës dhe për t’ju dhuruar atë shkëlqimin e mëngjesit sapo të zgjoheni.

Si të përdorni rutinën tuaj:

Për rezultate maksimale, ndiqni këta hapa të thjeshtë çdo mbrëmje:

Hapi 1: Pas pastrimit të fytyrës, aplikoni 2-3 pika nga Snail Repair Intensive Ampoule me lëvizje tapitëse.
Hapi 2: Përhapni një sasi mesatare të kremit Black Snail All In One në të gjithë fytyrën dhe qafën.
Hapi 3: Si hapi i fundit i mbrëmjes, aplikoni Good Night White Sleeping Mask. Mos e shpëlani; lëreni të veprojë gjatë natës për një lëkurë të rilindur në mëngjes. Maska përdoret 2-3 herë në javë.

Nxito ta porosisësh sepse sasia është e limituar!

Brand

Color

, ,

Formati

30 ml, 50 ml, 75ml

Vleresime

Nuk ka vleresime akoma.

Behu i pari qe vlereson produktin “Snail Power Set”
5 persona po shohin produktin
Keshille Skincare? Na shkruaj!