Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas.
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Gift Set Floket SPF Serume Syte Hidratues Maska Lares Mist Trajtime Toner/Essence Eksfoliant Shampo Kozmetike Body Lotion Duart dhe Kembet
-20%
Deoproce

Deoproce Superberry Stem Cell Lotion

Locion korean me qeliza staminale

Çmimi origjinal qe: 3,990L.Çmimi i tanishëm është: 3,190L.KURSE 20% (800L VLERË)

Lotion Korean Anti-Aging & Hidratues

Deoproce Superberry Stem Cell Lotion është një lotion korean për fytyrën i formuluar me superberries të pasura me antioksidantë dhe stem cells bimore, i cili ndihmon në hidratimin e thellë, përmirësimin e elasticitetit dhe reduktimin e shenjave të plakjes.

I krijuar për përdorim të përditshëm, ky lotion i jep lëkurës një ndjesi freskie dhe gjallërie, duke e lënë atë të butë, të ndriçuar dhe me pamje më të shëndetshme.

Formula është e pasuruar me ekstrakte superberries (si boronica, manaferra, acai etj.), të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve, të cilët ndihmojnë në:

-Mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm
-Përmirësimin e tonit dhe shkëlqimit të lëkurës
-Ruajtjen e gjallërisë së saj

Ndërkohë, stem cells bimore ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe rrisin elasticitetin natyral të saj.

Deoproce Superberry Stem Cell Lotion
3190L
Cmimi(Sasia) : 3190L (1 cope) KURSE 20% (800L VLERË)

Çfarë janë stem cells?

Stem cells (qelizat burimore/staminale) janë qeliza speciale që kanë aftësinë të rigjenerohen dhe të ndihmojnë në riparimin e indeve. Në skincare, kur flasim për stem cells, i referohemi stem cells bimore, jo njerëzore. Stem cells e bimëve jetojnë në kushte ekstreme dhe kanë mekanizma të fortë mbrojtës. Në kozmetikë përdoren stem cells të nxjerra nga bimë (si fruta, lule apo bimë mjekësore), të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës mbrojtës. Ato ndihmojnë lëkurën të:

-mbrohet nga plakja e parakohshme
-përmirësojë elasticitetin-ruajë freskinë dhe vitalitetin
-mbështesë proceset natyrale të rigjenerimit
-përmirëson  tonin dhe teksturën e lëkurës
-antirrudhë e shkëlqyer

Përbërës të tjerë: Ky produkt kombinon niacinamide, vaj makadamie, gjalpë shea, dyllë blete, glutation, adenozinë dhe skualan për të ndriçuar, hidratuar, rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën, duke përmirësuar elasticitetin, tonin dhe pamjen rinore.

Për kë është i përshtatshëm?

-Lëkurë normale dhe të thatë
-Lëkurë të dehidratuar
-Lëkurë me shenja plakjeje
-Adhurues të skincare korean 30 vjeç +

Si ta përdorësh:

  1. Apliko një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë pasi të keni larë fytyrën. Masazho butësisht deri në përthithje të plotë.
  2. Më pas apliko kremin e natës
  3. Mund të përdoret në mëngjes ose në mbrëmje.

Rezultati: Lëkurë më e fortë dhe më elastike!

 

 

 

 

 

 

Brand

Color

Përbërësit:

Water, glycerin, cetyl ethylhexanoate, dipropylene glycol, hydrogenated polydecene, hydrogenated polysobutene, hydrogenated lecitin, 1,2-hexanediol, niacinamide, macadamia ternifolia seed oil, shea butter, polysorbate 60, beeswax, caprylic/capic troglyceride, polyglyceryl-10 oleate, glyceryl stearate, beeswax, sorbitan stearate, peg-100 stearate, butylene glycol, fragrance, disodium edta, sodium surfactin, vegetable oil, glutathione, adenosine, squalane.

Vleresime

Nuk ka vleresime akoma.

Behu i pari qe vlereson produktin “Deoproce Superberry Stem Cell Lotion”
2 persona po shohin produktin
Keshille Skincare? Na shkruaj!