Çfarë janë stem cells?
Stem cells (qelizat burimore/staminale) janë qeliza speciale që kanë aftësinë të rigjenerohen dhe të ndihmojnë në riparimin e indeve. Në skincare, kur flasim për stem cells, i referohemi stem cells bimore, jo njerëzore. Stem cells e bimëve jetojnë në kushte ekstreme dhe kanë mekanizma të fortë mbrojtës. Në kozmetikë përdoren stem cells të nxjerra nga bimë (si fruta, lule apo bimë mjekësore), të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës mbrojtës. Ato ndihmojnë lëkurën të:
-mbrohet nga plakja e parakohshme
-përmirësojë elasticitetin-ruajë freskinë dhe vitalitetin
-mbështesë proceset natyrale të rigjenerimit
-përmirëson tonin dhe teksturën e lëkurës
-antirrudhë e shkëlqyer
Përbërës të tjerë: Ky produkt kombinon niacinamide, vaj makadamie, gjalpë shea, dyllë blete, glutation, adenozinë dhe skualan për të ndriçuar, hidratuar, rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën, duke përmirësuar elasticitetin, tonin dhe pamjen rinore.
Rezultati: Lëkurë më e fortë dhe më elastike!
Për kë është i përshtatshëm?
-Lëkurë normale dhe të thatë
-Lëkurë të dehidratuar
-Lëkurë me shenja plakjeje
-Adhurues të skincare korean 30 vjeç +
Si ta përdorni
- Pastroni mirë fytyrën.
- Aplikoni një sasi të konsiderueshme nga lotion në fytyrë dhe në qafë. Masazhoni derisa të përthithet mirë.
- Më pas merrni një sasi të vogël të kremit dhe vendoseni në fytyrë dhe qafë dhe masazhoni derisa të përthithet plotësisht.
- Përdoreni çdo mëngjes dhe mbrëmje për rezultate maksimale.
Rikthe rininë e lëkurës me një set që vepron në çdo qelizë!




Vleresime
Nuk ka vleresime akoma.