Çfarë janë stem cells?
Stem cells (qelizat burimore/staminale) janë qeliza speciale që kanë aftësinë të rigjenerohen dhe të ndihmojnë në riparimin e indeve. Në skincare, kur flasim për stem cells, i referohemi stem cells bimore, jo njerëzore. Stem cells e bimëve jetojnë në kushte ekstreme dhe kanë mekanizma të fortë mbrojtës. Në kozmetikë përdoren stem cells të nxjerra nga bimë (si fruta, lule apo bimë mjekësore), të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës mbrojtës. Ato ndihmojnë lëkurën të:
-mbrohet nga plakja e parakohshme
-përmirësojë elasticitetin-ruajë freskinë dhe vitalitetin
-mbështesë proceset natyrale të rigjenerimit
-përmirëson tonin dhe teksturën e lëkurës
-antirrudhë e shkëlqyer
Përse të zgjidhni Deoproce Superberry Stem Cell Cream?
Rigjenerim i qelizave të lëkurës – Stem cells nga superberry ndihmojnë në rinovimin e qelizave dhe në reduktimin e rrudhave të imëta.
Hidratim intensiv dhe i qëndrueshëm – Lëkura mbetet e butë, elastike dhe e hidratuar gjatë gjithë ditës.
Antioxidantë të fuqishëm – Luftojnë radikalet e lira dhe stresin oksidativ për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim natyral.
Teksturë e lehtë dhe e shpejtë për t’u thithur – Nuk lë ndjesi të yndyrshme, perfekt për përdorim çdo ditë, si mëngjes dhe natë.
Për kë është i përshtatshëm?
-Lëkurë normale dhe të thatë
-Lëkurë të dehidratuar
-Lëkurë me shenja plakjeje
-Adhurues të skincare korean 30 vjeç +
Si ta përdorni
- Pastroni mirë fytyrën.
- Aplikoni tonik ose serum (opsionale).
- Pasi të përthithet mire produkti që keni vënë paraprakisht, merrni një sasi të vogël të kremit dhe vendoseni në fytyrë dhe qafë. Masazhoni derisa të përthithet plotësisht.
- Përdoreni çdo mëngjes dhe mbrëmje për rezultate maksimale.
Rezultati: Lëkura juaj do të duket e rigjeneruar, e hidratuar, elastike dhe me shkëlqim natyral — një pamje rinore që ndjehet po aq mirë sa duket!



Vleresime
Nuk ka vleresime akoma.