Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Mizon

Mizon Cicaluronic Water Fit Mask

Maskë fletë hidratuese

400L

Furnizon me lagështi dhe qetëson lëkurën që është e dëmtuar. Në saj të kompleksit unik dhe origjinal Cicaluronic ju ndihmon të rindërtoni edhe barrierën e lëkurës. Maska është 100 % me përmbajtje celulose dhe është eco-friendly. Transparente dhe ngjitet mirë në lëkurë.

• Teksturë ujore që përthithet lehtë
• Zbut lëkurën
• Hidraton në thellësi
• Perfekte për lëkurën e thatë dhe sensitive
• Formulë vegane

Tipi i lëkurës: Lekurë e Thate Lekurë Sensitive Problematikat që zgjidh: Hidraton Qetëson Rigjeneron Zbut Formulimi: Sheetmask Përbërësit kryesorë: Centella Asiatica Hyaluronic Acid Formati: 24 gr Kategorite:

TE GJITHA PRODUKTET E SHITURA

Mizon krijoi një formulim unik, që trajton lëkurën sensitive dhe të thatë nga faktorë të jashtëm. Është perfekt për të zbutur dhe hidratuar lëkurën.

Nëse vuani nga lëkura e thatë dhe e irrituar nga dehidratimi,atëherë keni nevojë për hidratim të menjëhershëm dhe një formulim që edhe tju zbusë dhe riparoj barrierën e lëkurës.

Linja Cicaluronic e përbërë nga:

Centella Asiatica – e quajtur ndryshe “bima e tigrit”, për shkak të tendencës që kanë tigrat për të fërkuar plagët e tyre dhe të shërohen prej tij. Është një bimë që zbut lëkurën sensitive dhe problematike.

Hyaluronic acid – është një ingredient që ekziston në lëkurën tonë dhe shërben për të hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën.

* Cicaluronic është një formulë ekskluzive e studiuar dhe zhvilluar nga #mizon

Cicaluronic Water Fit Mask Deep Look

Formulim i cili zbut dhe hidraton lëkurën. Kjo falë Cicaluronic Complex që përmban maska. Në momentin që e vendosni në fytyrë ajo cliron ingredientët aktiv që ndihmojnë lëkurën tuaj duke e shpërndarë atë nëpër të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Ingredientët e saj nuk thahet lehtësisht ndaj kjo e lejon lëkurën të hidratohet në thellësi.

Cicaluronic Water Fit Mask Benefits Listed Image
How to Use Cicaluronic Water Fit Mask Tutorial

Pasi keni larë fytyrën mirë me larësin tuaj, përdorni toner për të pastruar edhe papastërtitë më të vogla dhe tendosur lëkurën e fytyrës.

Hapni maskën dhe aplikoni lëngun brënda maskës në fytyrë, qafë dhe zonën e dekoltesë.

Merrni maskën dhe hapeni mirë në lëkurë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Mbaheni 20 min dhe më pas hiqeni nga fytyra. Lëngun e mbetur përhapeni (tapping) në fytyrë derisa lëkura ta absorboj mirë.

Manufacturer

Color

Përbërësit

Water, Methylpropanediol, Glycerin, 1-2 Hexanediol, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Diethoxyethyl Succinate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Centella Asiatica Extract, Trehalose, Allantoin, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate

Vleresime

Nuk ka vleresime akoma.

Behu i pari qe vlereson produktin “Mizon Cicaluronic Water Fit Mask”
3 persona po shohin produktin