Water EX Cream është një krem super zbutës dhe hidratues në fomë xheli (gel) që rikthen zbutjen dhe hidratimin e lëkurës tuaj. Ky produkt është pothuajse transparent dhe me teksturë të lehtë dhe i përqëndruar. Nuk ka aromë të mirëfilltë por vetëm pak ndjesi freskuese.
Në përmbajtje të saj ka moringa ekstrakt (moringa exctract) dhe algat e borës (snow algae) që i japin lëkurës hidratim dhe zbutje përgjatë gjithë kohës, madje edhe në dimrin më të acartë, ku kremrat me teksturë të lehtë nuk konsiderohen si opsion.
Kremi përthithet menjëherë në lëkurë dhe nuk e lë atë të yndyrshme ose me shumë shkëlqim. Përpos kësaj ai mund të përdoret edhe si bazë make-upi, si krem dite dhe nate. Jo vetëm për fytyrën por edhe për qafën dhe dekoltenë.
Në mëngjes dhe në darkë aplikoni kremin ( në sasinë e një bizele) në fytyrë, dhe përhapeni lehtësisht në të gjithë fytyrën. Rekomandohet të përdoret edhe në zonën e qafës.
Aplikoheni gjithnjë në hapin e fundit të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.
Ky hidratues përdor teknologjinë e patentuar Hydra Tox për të aktivizuar faktorët natyralë hidratues që synojnë rigjenerimin e barrierës së lagështisë në lëkurë. Kremi Mizon Water Volume EX ribalancon prodhimin e vajit të lëkurës, duke rafinuar lëkurën dhe duke rikthyer lagështinë në zonat e thata dhe të dehidratuara të fytyrës pa mbingarkuar ose bllokuar poret. Formon një barrierë hidratuese në lëkurë, kështu që ajo qëndron e butë dhe e mëndafshtë gjatë gjithë ditës. Përthithet me lehtësi të habitshme, duke mos lënë ndjesi yndyre, ngjitjeje apo të rëndë.
Është cruelty-free dhe përmban acid hyaluronic (Sodium Hyaluronate) dhe Collagen Marine (Hydrolyzed Collagen).
Liljana –
Nuk mbaron ndonjehere :D, e perdor bashke me tim shoq