Pastruesit me vaj janë hapi i parë i rutinës double cleansing dhe janë thelbësorë për heqjen e plotë të SPF-së koreane, makeup-it dhe papastërtive që grumbullohen gjatë ditës, pa e dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Në këtë faqe gjeni oil cleanser-e koreanë me teksturë të lehtë vajore që shndërrohet në emulsion qumështor kur bie në kontakt me ujin. Formulat përmbajnë vajra bimorë të tillë si vaji i ullirit, vaji i jojobës dhe ekstrakte qetësuese si centella asiatica, duke i bërë të përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, sensitive dhe normale. Ato nuk bllokojnë poret dhe shpëlahen lehtë. Pasi të kesh përdorur pastruesin me vaj, hapi i dytë është një pastrues me bazë uji për të kompletuar double cleansing-un. Zbulo opsionet më të mira të disponueshme në Shqipëri dhe nise rutinën tënde me hapin e parë më të rëndësishëm të K-Beauty