Transporti në Tiranë: 100L; Rrethet: 200L. Transporti falas: për porosite mbi 5000 leke.
Transporti në Kosovë 6€, për blerje mbi 80€ është falas.
Transporti në Maqedoni 8€ për blerje mbi 90€ falas.
Regjistrohu dhe perfito oferta ekskluzive per produktet e kujdesit te lekures.

Nga Donguibogam te kujdesi modern për flokët

Donguibogam, i përpiluar në Kore në vitin 1613 nga mjeku mbretëror Heo Jun, është një enciklopedi historike e mjekësisë koreane dhe pjesë e regjistrit UNESCO Memory of the World që prej vitit 2009. Një pjesë e rëndësishme e veprës i kushtohet bimëve medicinale, mënyrës së përgatitjes dhe përdorimit të tyre.

Duke u frymëzuar nga kjo trashëgimi, DAENG GI MEO RI Honey Therapy Shampoo dhe Treatment përmbajnë  bimë medicinale orientale të përmendura në Donguibogam, të kombinuara për kujdesin e skalpit dhe flokëve të dobësuar.
Pra, nuk është thjesht një linjë shampoje dhe trajtimi. Është një kombinim i traditës koreane të bimëve medicinale + teknologjisë moderne të kujdesit të flokëve.

Fuqia ushqyese e mjaltit

Mjalti është një nga protagonistët e linjës DAENG GI MEO RI Honey Therapy. Ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë së flokut, duke e bërë atë më të butë, më elastik dhe më të shndritshëm. Në produktet intensive të linjës, Royal Jelly dhe ekstraktet bimore të fermentuara plotësojnë këtë veprim duke i dhënë flokut ushqim dhe lagështi, veçanërisht kur është i thatë, i ashpër apo i dëmtuar.  

Linja përmban:

- DAENG GI MEO RI Honey Therapy Plus Shampoo - 500ml
- DAENG GI MEO RI Honey Therapy Plus Treatment - 500ml
- DAENG GI MEO RI Professional Honey Therapy Scalp Serum - 100ml
- DAENG GI MEO RI Honey Therapy Plus Hair Pack - 150ml
- DAENG GI MEO RI Honey Therapy Essence Hair Oil - 100ml

Nëse flokët e tu janë të lodhur nga ngjyrosja, nxehtësia, tharja dhe stresi i përditshëm, mos i mbulo dëmtimet – jepu trajtimin që u mungon! Zgjidh DAENG GI MEO RI Honey Therapy për flokë më të fortë, më të ushqyer, më të butë dhe me shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Vleresimet e klienteve

Nuk ka ende vleresime

Bëhu i pari qe ndan pershtypjen tende.

Produkte origjinale te garantuara
Pagesa te sigurta
Dergesa brenda 24-48 oreve
DAENG GI MEO RI Honey Therapy Line | Sonar Albania