Përbërësit kryesor:
Vitaminë A/Retinyl Palmitate - Derivati më i butë i retinolit, që ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës, elasticitetit dhe linjave të mimikës. Formulimi është i përshtatshëm të përdoret çdo mbrëmje si krem nate antirrudhë.
Ekstrakt Karrote/Beta-Carotene – I pasur natyralisht me beta-karoten dhe antioksidantë, ndihmon në rigjallërimin e lëkurës së zbehtë dhe në përmirësimin e shkëlqimit të saj.
Acid Folik/Vitaminë B9 - Nxit rigjenerimin e lëkurës pa jetë duke e bërë më vitale dhe të shëndetshme.
Biotin/Vitaminë B7 - Bën ë lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar si një beb.
Adenosine - Përbërës anti-age që ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrudhave dhe në rritjen e elasticitetit të lëkurës.
Niacinamide - Ndihmon në përmirësimin e tonit jo të njëtrajtshëm dhe shkëlqimit, ndërsa forcon barrierën natyrale të lëkurës.
Gjatë natës, rutina e kujdesit ka mundësinë ideale për t'u fokusuar te hidratimi dhe pamja e teksturës së lëkurës. TENZERO Retinol Vitamin A Silk Soothing Cream është krijuar si një krem nate që kombinon kujdesin me Vitaminë A me përbërës hidratues dhe ushqyes. Përdorimi i vazhdueshëm ndihmon që lëkura me teksturë të ashpër, vija të holla ose mungesë elasticiteti të duket gradualisht më e lëmuar, më e freskët dhe më e tonifikuar.
Çfarë të mos kombinoni në të njëjtën rutinë?
Nëse jeni fillestar në përdorimin e retinoideve ose keni lëkurë shumë të ndjeshme:
- Nisni me përdorimin e kremit 2-3 herë në javë, më pas shtoni frekuencën e përdorimit të tij, sipas tolerancës së lëkurës.
- Mos përdor në të njëjtën rutinë AHA/BHA/PHA me përqendrim të lartë.
- Nëse ke bërë Peeling kimik, ndalo përdorimin e retinoideve.
Mbajeni rutinën e mbrëmjes të thjeshtë dhe plotësojeni me produkte hidratuese e qetësuese.
Vleresimet e klienteve
Nuk ka ende vleresime
Bëhu i pari qe ndan pershtypjen tende.








