Çfarë përmban seti?
DOORI Red Bean Purifying Wash Off Mask 100ml - Maskë pastruese në trajtë balte, e krijuar për të ndihmuar në pastrimin e poreve, largimin e papastërtive dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës së lodhur. Ideale për lëkurë që ndihet e rënduar nga yndyra, djersa, SPF-ja ose ndotja e ditës. Ndihmon në pastrimin e pikave te zeza/bardha dhe parandalimin e krijimit të tyre. Balta ka edhe veti anti-inflamatore dhe ndihmon me përtharjen e akneve.
TENZERO Balancing Foam Cleanser Avocado 100 ml - Larës me teksturë shkume për pastrim të përditshëm të fytyrës. Ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe mbetjeve të produkteve, duke e lënë lëkurën të pastër, më të freskët dhe më komode pas larjes.
MIZON Hyaluronic Acid Sherbet Peeling Scrub – 1 bustinë - Scrub eksfoliues , i krijuar për të ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe për ta bërë lëkurën të duket më e lëmuar, më e butë dhe më e ndriçuar. I përshtatshëm për t’u përdorur 1–2 herë në javë, sipas nevojës së lëkurës.
TENZERO Vita C Eye Cream 40 ml - Krem për zonën e syve me fokus te freskia, hidratimi dhe pamja më e ndriçuar e konturit të syve. Ndihmon që zona poshtë syve të duket më e kujdesur, më e butë dhe më pak e lodhur.
MIZON Inout Daily Soothing Sunscreen SPF50+ PA++++ 50ml - Krem dielli korean për përdorim të përditshëm, me mbrojtje të lartë SPF50+ PA++++. Nuk lë teksturë të bardhë dhe nuk djeg sytë. Për çdo tipologji lëkure.
Dhuratë në set
MIZON Pore Fresh Deep Cleansing Bubble Mask Maskë pastruese me efekt bubble, ideale për një pastrim më të thellë dhe ndjesi freskie në lëkurë. Ndihmon në largimin e papastërtive dhe e lë fytyrën me ndjesi më të pastër e më të ajrosur. Gjithashtu maska çon oksigjen në lëkurë.
SOQU Plumping & Firming Peach Mask - Maskë sheet me efekt hidratues, ushqyes dhe tendos teksturën e lëkurës. Ideale për t’i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, më të butë dhe më të gjallë pas një dite të gjatë.