Transporti në Tiranë: 100L; Rrethet: 200L. Transporti falas: për porosite mbi 5000 leke.
Transporti në Kosovë 6€, për blerje mbi 80€ është falas.
Transporti në Maqedoni 8€ për blerje mbi 90€ falas.
Regjistrohu dhe perfito oferta ekskluzive per produktet e kujdesit te lekures.

Water EX Cream është një krem super zbutës dhe hidratues në fomë xheli (gel) që rikthen zbutjen dhe hidratimin e lëkurës tuaj. Ky produkt është pothuajse transparent dhe me teksturë të lehtë dhe i përqëndruar. Nuk ka aromë të mirëfilltë por vetëm pak ndjesi freskuese. Në përmbajtje të saj ka moringa ekstrakt (moringa exctract) dhe algat e borës (snow algae) që i japin lëkurës hidratim dhe zbutje përgjatë gjithë kohës, madje edhe në dimrin më të acartë, ku kremrat me teksturë të lehtë nuk konsiderohen si opsion. Kremi përthithet menjëherë në lëkurë dhe nuk e lë atë të yndyrshme ose me shumë shkëlqim. Përpos kësaj ai mund të përdoret edhe si bazë make-upi, si krem dite dhe nate. Jo vetëm për fytyrën por edhe për qafën dhe dekoltenë. How to Tutorial Face Në mëngjes dhe në darkë aplikoni kremin ( në sasinë e një bizele) në fytyrë, dhe përhapeni lehtësisht në të gjithë fytyrën. Rekomandohet të përdoret edhe në zonën e qafës. Aplikoheni gjithnjë në hapin e fundit të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës. Ky hidratues përdor teknologjinë e patentuar Hydra Tox për të aktivizuar faktorët natyralë hidratues që synojnë rigjenerimin e barrierës së lagështisë në lëkurë. Kremi Mizon Water Volume EX ribalancon prodhimin e vajit të lëkurës, duke rafinuar lëkurën dhe duke rikthyer lagështinë në zonat e thata dhe të dehidratuara të fytyrës pa mbingarkuar ose bllokuar poret. Formon një barrierë hidratuese në lëkurë, kështu që ajo qëndron e butë dhe e mëndafshtë gjatë gjithë ditës. Përthithet me lehtësi të habitshme, duke mos lënë ndjesi yndyre, ngjitjeje apo të rëndë. Është cruelty-free dhe përmban acid hyaluronic (Sodium Hyaluronate) dhe Collagen Marine (Hydrolyzed Collagen). Water Volume Ex Cream Benefits Image

Vleresimet e klienteve

4.9 nga 5

Bazuar ne 10 vleresime

9
1
0
0
0

January 15, 2022

L******

Nuk mbaron ndonjehere :D, e perdor bashke me tim shoq

Nuk mbaron ndonjehere :D, e perdor bashke me tim shoq

October 2, 2025

K**** V*

Vlerësim nga klienti

Baza si uje ma beri lekuren e yndyrshme edhe me yndyrore.

June 8, 2024

M****** M*

Vlerësim nga klienti

Shume freskues ne lekure.

July 26, 2024

J*** N*

Vlerësim nga klienti

Hidratues i lehte per diten dhe kohe te ngrohte, qe ndihmoi edhe teksturen e lekures.

September 24, 2025

M*** N*

Vlerësim nga klienti

E kam blere perseri sepse eshte i lehte dhe sasia e madhe me zgjat shume.

Produkte origjinale te garantuara
Pagesa te sigurta
Dergesa brenda 24-48 oreve

Te paret se fundmi

Produktet qe ke pare se fundmi do te shfaqen ketu.

Mizon Water Volume Ex Cream