
ORGANIC GREEN TEA Caji jeshil organik ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Kontrollon prodhimin e yndyrës dhe ka efekt zbardhues.

ORGANIC SHEA BUTTER Gjalpi shea organik siguron mbrojtje nga rrezet UV (jo aq sa për të zëvëndësuar kremin e diellit). Rigjeneron lëkurën e dëmtuar dhe të irrituar.

ORGANIC BAOBAB OIL Vaji i pemës së Baobab në Afrikë, është i pasur me shumë aminoacide. Ndihmon në rritjen e elasticitetit, tendosjes dhe zbutjes së lëkurës.

ORGANIC GLYCERIN Glicerina organike e marrë nga bimët shërben për të hidratuar thellësisht lëkurën dhe ndihmon në rigjenerimin dhe zbutjen e saj.
Çfarë është certifikimi COSMOS ?
COSMetics Organic and natural Standard Themeluar nga BDIH-Gjermani,Cosmebio-Francë, Ecocert-Francë, ICEA-Itali dhe Soil Associations- Britani. Standarti COSMOS është vula që garanton konsumatorin që produkti është organik dhe natyral. Kriteret kyçe të certifikimit COSMOS • 95% ose më shumë të përbërësve bazë duhet të jenë natyral. • 20% ose më shumë e të gjithë përbërësve duhet të jenë organik. • Përbërësit organik duhet të vijnë nga një tokë e pastër nga kimikatet/pesticidet ose përbërës të tjerë kimik për minimalisht 3 vite. • I gjithë procesi rivlerësohet dhe kontrollohen përbërësit cdo vit 