Përbërësit kryesorë
Trajtim premium korean për flokë të thatë, të dobësuar dhe të dëmtuar, që ndihmon në ushqimin, zbutjen dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të flokëve.
Ginseng Korean - Ndihmon në rigjallërimin e flokëve të dobësuar dhe u jep më shumë vitalitet flokëve që duken të lodhur ose pa jetë.
Ekstrakte bimore koreane - Ndihmojnë në ushqimin dhe kujdesin e flokëve, duke kontribuar në një pamje më të butë, më të shëndetshme dhe më të balancuar.
Panthenol - Hidraton dhe zbut flokun, duke e bërë më elastik, më të butë dhe më të lehtë për t’u krehur.
Çaj Jeshil - I pasur me antioksidantë, ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga faktorët e jashtëm dhe ruan pamjen e tyre të freskët e me shkëlqim.
Vitaminë E / Tocopheryl Acetate - Ndihmon në ushqimin dhe mbrojtjen e flokut, duke i dhënë një pamje më të lëmuar, më të butë dhe më të shndritshme.
Tipologjitë e flokëve
I përshtatshëm për: Flokë të thatë, të dëmtuar, të dobësuar, pa shkëlqim, të ashpër në gjatësi, që ngatërrohen lehtë. Flokë të trajtuar me bojë, tharëse ose piaster, që kanë nevojë për ushqim, butësi dhe elasticitet.
Tipologjitë e skalpit
I përshtatshëm për: Skalp normal, Skalp i thatë në kombinim me gjatësi të dëmtuar, Skalp me rrënjë normale dhe maja të thata. Për skalp të yndyrshëm. Rekomandohet të aplikohet kryesisht në gjatësi dhe maja, jo direkt në rrënjë.
Me përdorim të rregullt, flokët duken më të butë, më të ushqyer dhe më të shndritshëm. Gjatësia ndihet më e lëmuar, majat duken më të rregullta dhe floku bëhet më i lehtë për t’u krehur dhe stiluar.