Transporti në Tiranë: 100L; Rrethet: 200L. Transporti falas: për porosite mbi 5000 leke.
Transporti në Kosovë 6€, për blerje mbi 80€ është falas.
Transporti në Maqedoni 8€ për blerje mbi 90€ falas.
Regjistrohu dhe perfito oferta ekskluzive per produktet e kujdesit te lekures.

Përbërësit kryesor 

Me ekstrakte bimore tradicionale koreane, ginseng, panthenol dhe menthol, kjo shampo ndihmon në pastrimin dhe freskimin e skalpit, ndërsa ushqen flokët e dobësuar për më shumë butësi, forcë dhe shkëlqim natyral.

Ginseng Korean - Ndihmon në rigjallërimin e flokëve të dobësuar dhe i jep më shumë vitalitet flokëve që duken të lodhur, të hollë ose pa jetë.
Ekstrakte bimore koreane - Ndihmojnë në kujdesin e skalpit dhe flokëve, duke kontribuar në një ndjesi më të pastër, më të balancuar dhe më të ushqyer.
Panthenol - Hidraton dhe zbut flokun, duke e bërë më të butë, më elastik dhe më të lehtë për t’u krehur.
Menthol -I jep skalpit ndjesi freskie dhe pastërtie, ideale për skalp që yndyroset shpejt ose ka nevojë për rigjallërim.
Çaj Jeshil - I pasur me antioksidantë, ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga faktorët e jashtëm dhe ruan pamjen e tyre të freskët e me shkëlqim.
Vitaminë E / Tocopheryl Acetate - Ndihmon në ushqimin dhe mbrojtjen e flokëve, duke i lënë më të butë, më të shëndetshëm në pamje dhe më me shkëlqim.

Tipologjitë e skalpit

I përshtatshëm për: Skalp normal/miks, Skalp i yndyrshëm, Skalp me tendencë zbokthi, Skalp me kruarje ose parehati,  Skalp me rrënjë të dobëta, Skalp që ka nevojë për freski dhe balancim.

Mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për: Skalp shumë të ndjeshëm ndaj aromave, mentholit ose shampo-ve me pastrim më aktiv. Nëse skalpi irritohet lehtë, rekomandohet testim gradual.

Tipologjitë e flokëve

I përshtatshëm për: Flokë të dobët, Flokë të hollë, Flokë me rënie sezonale ose të dukshme gjatë larjes, Flokë të thatë, Flokë të dëmtuar, Flokë pa volum, Flokë pa shkëlqim, Flokë të ashpër në gjatësi, Flokë që yndyrosen në rrënjë dhe thahen në maja, Flokë të trajtuar me bojë, tharëse ose piaster.

Rezultati në pamje: flokë më të pastër në rrënjë, më të butë në gjatësi, më të shndritshëm dhe më të fortë në ndjesi.

Vleresimet e klienteve

Nuk ka ende vleresime

Bëhu i pari qe ndan pershtypjen tende.

Produkte origjinale te garantuara
Pagesa te sigurta
Dergesa brenda 24-48 oreve

Te paret se fundmi

Produktet qe ke pare se fundmi do te shfaqen ketu.