Pastrim i thellë, skalp më i shëndetshëm dhe flokë më të fortë që nga rrënja
Flokët e dobësuar, yndyra e tepërt, skalpi i irrituar dhe rënia e flokëve janë shpesh shenja se skalpi ka nevojë për kujdes të specializuar. Daeng Gi Meo Ri Dlae Soo Hair Loss Care Shampoo është krijuar për të pastruar në mënyrë efektive skalpin dhe flokët, duke ofruar njëkohësisht kujdes ushqyes falë kombinimit të ekstrakteve tradicionale koreane dhe përbërësve aktivë për kujdesin e skalpit.
I pasuruar me xhensen korean, vaj kamelie nga Jeju, niacinamide, panthenol dhe acid salicilik, ky shampo ndihmon në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për flokët, duke larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe grumbullimet në skalp, ndërsa flokët mbeten të pastër, të freskët dhe me më shumë volum.
- Redukton rënien e flokëve dhe forcon rrënjët e flokëve.
- Nxit rritje dhe densitet përmes përmirësimit të qarkullimit të gjakut dhe stimulimit të folikulave.
- Ndihmon me skuqjet, kruarjet, zbokthin dhe irritimet
- Shkëlqim dhe elasticitet – falë camellia oil, panthenolit dhe ekstrakteve natyrale. Përshtatet për të gjitha tipet e flokëve, përfshi të hollë, të yndyrshme apo të dëmtuara.