Të gjithë kemi dëgjuar për kremrat me ekstrakt kërmilli dhe benefitet e jashtëzakonshme që ato kanë në lëkurë, por …. flasim për kërminjtë normal, ato që i kemi parë të gjithë! Keni dëgjuar për kërmillin e zi afrikan? Hmm .. jo?! As ne, derisa Mizon na prezantoi me formulimin e tij unik dhe të jashtëzakonshëm.
Kthehemi prapë tek kërmili i zi afrikan! Jarga e kërminjvë të zinj përmban më shumë përbërës të përqëndruar sesa ajo e kërminjve normal. Ndaj tekstura e këtij kremi është më e plotë dhe më e pasur.
Përpos ekstraktit të kërmillit përmban edhe centella asiaica, niacinamide, peptide, adenosine që ju ndihmon me zbardhjen e lëkurës, përmirësimin e rrudhave, lufton aknet dhe zbut dhe hidraton lëkurën. Në formulim ka edhe ekstrakt të 27 bimëve!
Rekomandohet për lëkurat normale ose mikse që janë të dehidratuara dhe duan hidratim dhe rigjenerim. Nëse keni lëkurë të thatë do tju duhet ta riaplikoni disa herë gjatë ditës.
Valbona –
Gjithe dimrin e kalova me kete krem, e kam lekuren e thate dhe me rrinte shume mire. Shume vleresim per kete produkt